Pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit / Balluku përballet me gjykatën
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Të shtunën, në orën 09:00, Belinda Balluku do të paraqitet përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë të caktuara ndaj saj. Aktualisht, ndaj Ballukut janë vendosur masat e pezullimit nga detyra dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, ndërsa për dy vartësit e saj është caktuar masa e arrestit në shtëpi.
Gjykata e Posaçme ka njoftuar zhvillimin e seancës me këtë komunikatë zyrtare:
“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2025, ora 09:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”
"KORCA BOOM"



















