top of page

Pezullime në polici: zbardhen dyshimet për neglizhencë në një rast k*nabisi

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Shtatë efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra për shkelje disiplinore, lidhur me moszbatimin e detyrave në një rast të kultivimit të kanabisit në një magazinë në Peqin.

Masat janë marrë ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Komisariatit të Policisë në Peqin, konkretisht ndaj shefit të komisariatit, shefit të sektorit të krimeve, si dhe pesë efektivëve të tjerë të niveleve të ndryshme.


Sipas të dhënave, pezullimi është vendosur për shkak të dyshimeve se këta punonjës nuk kanë përmbushur detyrimet funksionale për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

Lista e efektivëve të pezulluar:

  • Komisar A. G., Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

  • Komisar D. K., Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin;

  • Nënkomisar S. D., Specialist i Policisë Kriminale;

  • Inspektor M. Z., Specialist i Policimit në Komunitet;

  • Nënkomisar B. L., ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin, aktualisht Shef i Komisariatit Devoll;

  • Komisar D. S., ish-shef i Krimeve në Peqin, aktualisht Shef i Krimeve në Devoll;

  • Inspektor A. K., ish-agjent i Policisë Kriminale, aktualisht në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër.


Pezullimi konsiderohet një masë e përkohshme disiplinore dhe është ndërmarrë në kuadër të një hetimi administrativ për të zbardhur përgjegjësitë konkrete të secilit efektiv në këtë rast.

Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse ka elementë të tjerë që mund të çojnë në masa më të rënda, përfshirë shkarkimin nga detyra apo ndjekjen penale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page