top of page

Pika kufitare në Shqipëri do të bllokohet për 5 orë, shkak protestat e fermerëve grekë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për disa orë për shkak të grevës së fermerët grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 15:00 deri në orën 20:00, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.


Sipas informacioneve, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.


“Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.


Prej 3 ditësh Greqia po mban protesta duke bllokuar rrugët kryesore. Një ditë më parë, gjatë tubimit fermerët u përplasën fizikisht me policinë.


Ndërkohë sipas mediave greke, fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page