top of page

Plagosje me th*kë në poliklinikë, një person përfundon në spital

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në ambientet e poliklinikës së Shkodrës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.


Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në konfliktin që përfundoi me plagosje.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Efektivët po marrin dëshmi nga stafi i poliklinikës dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin.


Gjithashtu, pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë së institucionit shëndetësor, me qëllim dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

"KORÇA BOOM"


bottom of page