Plas edhe në dhomat e zhveshjes në Korçë, sulmuesi thyen derën pas Dinamo-Skënderbeu
1d
1 min read
Fundi i ndeshjes mes Dinamos dhe Skënderbeut në Korçë, që u fitua nga vendasit me rezultatin 2 me 0 është shoqëruar me momente të tensionuara.
I pari që e humbi toruan ishte sulmuesi shkodran, Eridon Qardaku, i cili pas një përplasje verbale me futbollistët e Skënderbeut në fundin e sfidës, nuk u përmbajt teksa ka thyer derën e stadiumit, menjëherë sapou fut në tunelin që lidh fushën me dhomat e zhveshjes.
“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë pamje të derës së thyer nga Qardaku. Për fat të mirë, tensioni u shua shpejt pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë si dhe drejtuesve.
Natyrisht që veprimi i futbollistit të Dinamos erdhi si pasojë e gjaknxehtësisë menjëherë pas takimit./ PANORAMASPORT.AL
“KORÇA BOOM”


















