top of page

“Plas” grushti në Korçë/ Plagoset rëndë një person, niset drejt spitalit të Tiranës

  • Jul 29, 2025
  • 1 min read

Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre, ku sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.


Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Korçës, “Gjergj Kastrioti”, pas orës 21:00.


Pasi e ka goditur me grushte në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja, por është kapur më pas, duke u arrestuar nga komisariati i policisë së Korçës.


I plagosuri ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe mësohet se është dërguar drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.


Sipas burimeve, sherri ka ndodhur për motive të dobëta./ CNA


“KORÇA BOOM”


bottom of page