Plas pas ndeshjes në Korçë, ish-i i Skënderbeut të madh europian shpërthen në të shara me tifozët në tribunë
1 day ago
1 min read
Fundi i ndeshjes mes Dinamos dhe Skënderbeut në Korçë është shoqëruar me momente të tensionuara.
Nëse nga një anë ishin korçarët që festonin suksesin 2-0, dinamovitët kanë dalë shumë të tensionuar nga fusha e lojës.
Kjo u pa qartë edhe nga reagimi i Bruno Ditës, një futbollisti i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut në vitet kur kjo skuadër shkëlqente edhe në Europë nën drejtimin e Ilir Dajës
Duke dalë nga fusha e lojës, Dita, i cili tashmë është kapiten i Dinamos, nuk u kursye ndaj personave që e ngacmonin në tribunë, të cilët ia kthyen po me të shara në momente tensioni në fund të sfidës në Korçë./ PANORAMASPORT.AL
“KORÇA BOOM”
















