Pogradeci blindon portën, zyrtarizon një portier me eksperiencë
- 2 days ago
- 1 min read
Pogradeci ka zyrtarizuar afrimin e portierit Dorant Ahmetaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
24-vjeçari nga Kosova vjen pas një eksperience në disa klube të njohura, ku ka qenë pjesë e FC Prishtinës, KF Kika, FC Ballkanit, KF Ulpiana dhe Besës së Kavajës. Gjatë karrierës së tij, Ahmetaj ka fituar eksperiencë të vyer, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës, duke mbrojtur portën e Kosovës U17.
Me refleks të mirë, siguri në portë dhe ambicie për të vazhduar rritjen në karrierë, Ahmetaj pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin e portës te Pogradeci. Drejtuesit besojnë se cilësitë e tij do t'i japin më shumë konkurrencë dhe stabilitet skuadrës, ndërsa vetë portieri synon të japë kontribut maksimal për arritjen e objektivave të ekipit në sezonin e ri.
Afrimi i Dorant Ahmetajt është një tjetër lëvizje e Pogradecit në kuadër të përforcimit të organikës, teksa skuadra vijon ndërtimin e grupit që do të përfaqësojë klubin në kampionatin e ri.
“KORÇA BOOM”
















