POGRADECI dhe gjithë zonat përreth nesër pa drita/ Ja oraret kur nuk do të ketë energji elektrike
- 7 hours ago
- 1 min read
NJOFTIM
Të nderuar abonentë,
OSHEE informon se, bazuar në kërkesën e ardhur nga OST për realizimin e punimeve në Linjën 110kV L110-18 Korçë - Pogradec, OSHEE ka dhënë aprovimin për stakimin e energjisë elektrike në datën 13.05.2026, nga ora 04:00 deri në orën 07:00.
Për shkak të këtyre punimeve do të mbeten pa energji elektrike rreth 38 587 abonentë.
Zonat që preken nga ndërprerja:
• Qyteti i Pogradecit dhe të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Pogradec
• Spitali dhe Materniteti Pogradec
• Ujësjellësi i qytetit dhe Hidrovori Volorek
• Stacioni i pompave
• Komisariati Pogradec
• Dogana Tushemisht dhe Dogana Qafë Thanë
• Njësitë Petrushë, Guri i Kuq, Lin dhe Mokër
• Fabrika e Përpunimit të Gëlqeres
• Miniera e Kromit
OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë ndërprerje të përkohshme, e cila realizohet në funksion të mirëmbajtjes dhe sigurisë së rrjetit elektrik.
“KORÇA BOOM”
















