top of page

Pogradeci i vendosur për nivele të larta, rivalët Skënderbeu dhe Laçi në shënjestër

  • Jan 11
  • 1 min read

Pogradeci do të përballet me Besën në orën 13:30 të shtunë, në një ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Përveç këtij dueli, trajneri i ekipit, Emiljano Çela, ka dhënë një panoramë të situatës aktuale të skuadrës.


Sipas tij, ekipi ka bërë një paraqitje të mirë dhe është më i fokusuar se kurrë për të arritur perfeksionin. Çela ka treguar se Pogradeci ka rezervuar surpriza për merkatojanarin, duke pritur afrime të tjera që do të rrisin nivelin e skuadrës.


Sa i takon rivalëve si Skënderbeu dhe Laçi, trajneri i konsideron ata konkurrentë të fortë dhe të denjë.


"Çunat dhanë maksimumin. Kjo ndeshje shërbeu si maja e ajsbergut. Kupa për ne është një investim për pjesën e dytë të sezonit, dhe duke marrë parasysh kontigjentin që kemi, presim afrime të tjera. Puna po bëhet e madhe dhe klubi punon shumë për të sjellë lojtarë cilësorë që mund të na ndihmojnë," tha Çela.


Ai shtoi se gara është e fortë, duke përmendur dy rivalët kryesorë, Laçin dhe Skënderbeun, të cilët sipas tij, janë gjithmonë në vijën e parë të klasifikimit pas daljes nga Superliga. "Na ngelet të bëjmë një punë të madhe për të arritur nivele të larta. Fokusi ynë maksimal është ndeshja me Besën. Klubi po investon shumë në struktura dhe kushtet e stërvitjes, dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën," përfundoi trajneri i Pogradecit.

"KORCA BOOM"


bottom of page