top of page

Pogradeci lëviz fuqishëm në merkato, një emër me përvojë drejt liqenorëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 2
  • 1 min read

Merkatoja e dimrit ka nisur të lëvizë ndjeshëm për Pogradecin, skuadër që këtë sezon ka objektiv të qartë ngjitjen në Superiore. Drejtuesit e klubit po punojnë për të forcuar grupin me elementë me përvojë, të aftë për të bërë diferencën në gjysmën e dytë të kampionatit.


Në këtë kuadër, burime pranë klubit bëjnë me dije se liqenorët janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin shkodran Denis Pjeshka. Futbollisti aktualisht është pjesë e Flamurtarit, por nuk ka gjetur hapësirat e duhura në këtë edicion, çka ka shtyrë palët drejt një ndarjeje të mundshme.


30-vjeçari vlerësohet për eksperiencën dhe fleksibilitetin e tij në fushë, pasi mund të aktivizohet si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në mesfushë me detyra mbrojtëse. Në të kaluarën, kur Flamurtari ishte pjesë e Kategorisë së Parë, Pjeshka ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.


Nëse marrëveshja zyrtarizohet, afrimi i tij pritet të sjellë stabilitet dhe siguri në repartet kyçe të Pogradecit, në një moment vendimtar të sezonit.

"KORCA BOOM"


bottom of page