top of page

Pogradeci në merkato: Operacion i thellë, largohen katër futbollistë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Klubi i Pogradecit ka marrë vendime të rëndësishme për skuadrën e tij, duke prekur katër futbollistë.

Imoh Ezekiel është përjashtuar nga ekipi për shkak të përplasjeve me drejtuesit, ndërsa Norik Krasniqi, Miçel Babatunde dhe Gabriel Okeçuku janë larguar pasi nuk arritën të bindin me paraqitjet e tyre gjatë përgatitjeve.


Në kampin pogradecar shpresohet që këta lojtarë të zëvendësohen me futbollistë cilësorë, të cilët mund të bëjnë diferencën dhe të ndihmojnë skuadrën të finalizojë me sukses misionin e ngjitjes në Kategorinë Superiore.


Deri tani, vetëm braziliani Indio Olivera është afruar zyrtarisht te Pogradeci, ndërsa priten zhvillime të bujshme për merkato në ditët në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page