POLICIA/ Lojëra fati të paligjshme në Korçë në lagjen 13-të dhe 16-të. Kontrabandë dhe procedime penale
- Korca Boom
- Oct 30, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. L., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administron, u gjetën dhe u sekuestruan pije të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. O., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi automjeti që kishte në pronësi rezulton i vjedhur në Brazil.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit N. R., 31 vjeç dhe një 15-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që administronte shtetasi E. D., në lagjen nr. 13, dy shtetasit e tjerë u kapën duke luajtur lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administronte, në lagjen nr.16, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje që shërbejnë për lojëra fati.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















