POLICIA/ Sherr banal për një vijë uji në Korçë. Grushte në Kolonjë!
- Korca Boom
- Oct 31, 2025
- 1 min read
Qarku Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar një 41-vjeçar, për të lidhur linjën e ujit të pijshëm në një pronë të përbashkët, për të cilën janë në proces gjyqësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë shpallën në kërkim shtetasin O. M., 46 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka kanosur, përndjekur dhe goditur me grushte, një 45-vjeçar. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi O. M. ka goditur me grushte, një shtetas 64 vjeç që shoqërohej me 45-vjeçarin.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















