top of page

POLICIA/ Sherr masiv në Korçë, 4 të rinj kanosin një 41-vjeçar. Procedime në Bulgarec dhe ngjarje të tjera. Ja komunikata!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Qarku Korçë


U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-M. S., 22 vjeç, K. L., 25 vjeç, Xh. F., 25 vjeç, dhe Xh. D., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një 41-vjeçar, për motive të dobëta;


-G. L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 31-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 40 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa shpendë dhe vegla pune në banesën e një 74-vjeçari.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. D., 53 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page