POLICIA/ Arrestohet 40-vjeçari në Korçë. Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Aug 10
- 1 min read
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.
40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë.
"KORÇA BOOM"
