top of page

Policia e Korçës procedon disa persona për vepra të ndryshme penale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori disa raste, për të cilat ka nisur procedimi penal ndaj disa shtetasve, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet për shtetasin O. B., 45 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, Korçë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.


Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi L. R., 66 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprimeve të turpshme dhe për kanosje me thikë ndaj një 31-vjeçareje në dyqanin e saj.


Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet për shtetasin D. Xh., 30 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili u kap në aksin rrugor “Pogradec–Korçë”, në afërsi të fshatit Gështenjas, duke transportuar me kamionçinë një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe mjeti u bllokuan në cilësinë e provës materiale.


Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lokalin e tij, në lagjen nr. 5, është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. M.


Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. G., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.


Sipas policisë, ai ka prerë disa trungje lisash në një pronë të përbashkët dhe ka instaluar kamera sigurie, duke cenuar privatësinë e shtetasve të tjerë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page