top of page

POLICIA: I thyejnë xhamin e makinës në kërkim 2 persona. Në Ravonik dhunë barbare ndaj bashkëshortes

  • Aug 7, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë / Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit S. S., 32 vjeç dhe R. H., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar, dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 39 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd, pasi teksa kryente punime në rrugën e vjetër "Çervenakë-Qafë Thanë", ka hedhur inerte në një pjesë toke që është zonë e mbrojtur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur njerkun e tij.




bottom of page