Policia Rrugore nis aksion kombëtar ndaj përdorimit të skuterëve elektrikë
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Brenda pak ditësh, Policia Rrugore pritet të nisë një aksion të gjerë në shkallë kombëtare për kontrollin dhe disiplinimin e përdorimit të monopatinave apo skuterëve elektrikë në rrugët e vendit.
Kjo nismë vjen pas analizave të fundit të sigurisë rrugore, të cilat kanë evidentuar se këto mjete janë bërë burim i shtuar aksidentesh dhe ngjarjesh rrugore me pasoja për përdoruesit dhe këmbësorët. Përdorimi i tyre, sidomos nga të miturit, është një ndër shqetësimet kryesore, pasi pjesa më e madhe e mjeteve nuk janë të njohura dhe të rregulluara në Kodin Rrugor.
Shifrat alarmante të paraqitura nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë raportohet për qytetarë të dëmtuar nga aksidentet me këto mjete, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë një plan masash që parashikon ndërhyrje konkrete në terren – për disiplinimin, kontrollin dhe në disa raste edhe largimin nga qarkullimi të këtyre mjeteve.
Në mbështetje të këtij vendimi, Policia sjell si shembull praktikat e vendeve europiane si Franca dhe Britania e Madhe, të cilat tashmë kanë vendosur rregulla të rrepta dhe gjoba të konsiderueshme për përdorimin e pakontrolluar të skuterëve elektrikë.
“KORÇA BOOM”
