Policia traumatizon 12-vjeçarin, i bëjnë kontroll fizik dhe i heqin çorapet!
- 2 hours ago
- 1 min read
Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit, ku një djalë i mitur 12 vjeçar është traumatizuar nga policia.
Sipas denoncimit të një qytetari për JOQ, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ku djali i tij 12-vjeçar iu nënshtrua një kontrolli fizik nga punonjës të Policisë së Shtetit.
Sipas denoncuesit, familja kishte ardhur në Shqipëri për pushime, ndërsa ngjarja ka lënë të traumatizuar të birin.
“Para pak ditësh, në mes të qytetit të Fierit, djalit tim 12-vjeçar i bënë një kontroll fizik të tmerrshëm pa praninë e prindërve. Djali është tromaksur nga kjo sjellje. Ne erdhëm për pushime në Shqipëri, por kjo që ndodhi na bën të mos duam të kthehemi më”, shprehet qytetari.
Ai pretendon se në momentin e ngjarjes, djali ndodhej me kushëririn e tij 18-vjeçar, i cili po drejtonte automjetin. Sipas tij, ndalimi u krye pa asnjë shpjegim dhe gjatë kontrollit efektivët ushtruan presion ndaj të miturit.
“Pa asnjë arsye i bënë kontroll fizik, e përplasën pas makinës dhe i hoqën edhe çorapet, sikur të ishte një kriminel. Djali nuk kishte bërë asgjë të gabuar”, pretendon ai.
Denoncuesi ka dërguar edhe një fotografi ku, sipas tij, shfaqen punonjësit e policisë gjatë kontrollit. Ai thotë se fotografia është realizuar nga kalimtarë, të cilët janë habitur nga mënyra se si po trajtohej 12-vjeçari. Sipas tij, dëshmitarë të ngjarjes kanë qenë edhe punonjës të bizneseve pranë vendit ku ndodhi kontrolli.
“KORÇA BOOM”
















