top of page

Politikani Pilinçi: Nuk jam kryeministër në hije, pres njerëzit për të shkuar në zyrë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Politikani famoz Pëllumb Pilinçi tha se nuk është një kryeministër në hije pasi e ka bërë qeverinë e tij.


Pilinçi tha se po pret njerëzit që të shkojë në zyrë dhe të vazhdojë punën.


“Pilinçi do të bëjë Shqipërinë me kufij natyror. Unë tre orë që fle e kam mendjen në amanetet që kam. Amanetet që kam i mbarova, do bëhet qeveria. E bëmë dhe lëre se ç’thonë njerëzit, jo në hije. Pilinçi e ka bërë qeverinë. Unë pres njerëzit për të dalë ku janë zyrat, por jo në këto zyra që janë. Këto që janë do t’i bëj me acid t’i pastroj plehrat, do t’i pastroj që nga ’44-tërta dhe deri në momentin që flasim”, u shpreh Pilinçi./ CNA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page