top of page

Premio e jashtëzakonshme për Dinamon, ja çfarë i pret lojtarët nëse kalojnë Pafos

  • 1 day ago
  • 1 min read

Dinamo po përjeton një nga momentet më të rëndësishme të aventurës së saj europiane, ndërsa paraqitjet në Kupat e Evropës kanë sjellë edhe shpërblime për lojtarët dhe stafin.


Presidenti i klubit, Ardian Bardhi, nuk ka kursyer bonuset për ekipin. Premioja e dhënë pas ndeshjes ndaj Audas nuk është i vetmi shpërblim, pasi tashmë në horizont është një sfidë që mund të ketë ndikim të madh në sezonin e Dinamos.


Më 20 gusht, në “Elbasan Arena”, Dinamo do të presë Pafos në ndeshjen e parë të Play-Off-it të Conference League. Takimi i kthimit do të luhet një javë më pas, më 27 gusht, në Qipro.

Nëse Dinamo arrin të eliminojë Pafos dhe të kalojë këtë tur, do të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.


Për këtë objektiv, presidenti Ardian Bardhi ka vendosur një premio të konsiderueshme për skuadrën, duke e kthyer kualifikimin në një motivim të madh për lojtarët dhe stafin.


Tashmë gjithçka pritet të vendoset në dy përballjet me Pafos, me Dinamon që kërkon të shkruajë një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e saj europiane.

“KORÇA BOOM”


bottom of page