Renditja surprizon, Skënderbeu nuk është mes skuadrave më të vlefshme
- 3 hours ago
- 1 min read
Liga mund të shihet edhe nga një këndvështrim tjetër, përmes vlerës mesatare të lojtarëve që kanë në përbërje skuadrat e “Abissnet Superiore”.
Sipas të dhënave të publikuara, Skënderbeu renditet në vendin e tetë sa i përket vlerës mesatare të një lojtari. Mesatarja e kartonit të lojtarëve korçarë llogaritet në rreth 144 mijë euro.
Në krye të kësaj renditjeje qëndron Egnatia, me një vlerë mesatare prej rreth 263 mijë euro për lojtar, duke u pozicionuar si skuadra me grupin më të vlefshëm në këtë aspekt.
Në fund të renditjes ndodhet Laçi, ku vlera mesatare e një lojtari llogaritet në rreth 128 mijë euro.
Këto shifra ofrojnë një tjetër mënyrë për të parë raportet mes skuadrave para startit të sezonit të ri, edhe pse vlera e kartonit nuk përcakton domosdoshmërisht rezultatet në fushën e lojës.
“KORÇA BOOM”
















