Kush do ta transmetojë sfidën hapëse? Zbulohet përgjigjja për Vllaznia–Skënderbeu
- 23 minutes ago
- 1 min read
Tashmë duket se është zgjidhur përfundimisht edhe dilema se ku do të ndiqen ndeshjet e këtij sezoni të Abissnet Superiores. Kampionati i ri nis më 21 gusht me përballjen Vllaznia–Skënderbeu, e programuar në orën 21:00.
Ndeshja hapëse e sezonit do të transmetohet në TV Klan, duke u dhënë mundësinë tifozëve të ndjekin në ekran startin e kampionatit.
Vllaznia–Skënderbeu pritet të jetë një përballje interesante që do të hapë zyrtarisht sezonin e ri të Superiores, ndërsa vëmendja tashmë është te sfida e parë dhe te transmetimet televizive të kampionatit.
“KORÇA BOOM”
















