top of page

LAJMI FUNDIT/ Dyshime për eksploziv në një furgon të braktisur, policia 'blindon' këtë qytet!

  • 50 minutes ago
  • 1 min read

Një furgon i dyshuar se mund të ketë lëndë shpërthyese ka vënë në lëvizje Policinë e Vlorës mbrëmjen e sotme. Ngjarja është regjistruar në rrugën “28 Nëntori”, ku forcat e policisë kanë mbërritur pas sinjalizimit dhe kanë nisur verifikimet.


Sipas informacioneve paraprake, furgoni dyshohet se kishte qëndruar i braktisur në zonë prej rreth dy ditësh.


Mjeti është tërhequr me karrotrec nga policia dhe është dërguar për kontrolle të mëtejshme, me qëllim verifikimin e dyshimeve për praninë e mundshme të lëndës shpërthyese.


Deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar se në automjet është gjetur eksploziv.


Priten rezultatet e verifikimeve dhe informacioni zyrtar i Policisë për të sqaruar rrethanat e rastit./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page