top of page

E FUNDIT/ Sh*rr: I riu pl*goset me kaç*vidë, dërgohet me urgjencë në spital

  • 6 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 30-vjeçar është plagosur me kaçavidë në pjesën e kraharorit.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit, në zonën e plazhit. Sipas të dhënave paraprake, një sherr verbal mes dy të rinjve është përshkallëzuar, duke përfunduar në konflikt fizik. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me kaçavidë.


I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fillimisht është raportuar se dëmtimet ishin të lehta, por gjendja e tij shëndetësore më pas është përkeqësuar, duke bërë që 30-vjeçari t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.


Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është kapur nga Policia pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.


Shërbimet e Policisë ndodhen pranë ambienteve të spitalit, ndërsa kanë nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.


Deri në këto momente, motivet që çuan në përshkallëzimin e sherrit nuk janë bërë të ditura.

"KORÇA BOOM"


bottom of page