“U prehtë në paqe shpirti yt”, lamtumirë e dh*mbshme për 15-vjeçarin
- 4 hours ago
- 1 min read
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, gjimnazi shpreh dhimbjen për humbjen e nxënësit të tij, duke theksuar se ikja e Alvit ka lënë një boshllëk të madh në bankat e shkollës dhe në zemrat e mësuesve e shokëve të tij.
“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri”, shkruhet në dedikim.
Shkolla shpreh ngushëllimet për familjarët e 15-vjeçarit dhe lutet që ata të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje.
“Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë. U prehtë në paqe shpirti yt Alvi!”, thuhet më tej në mesazhin prekës.
Alvi Muhaxhiri humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 02:22 në Manëz, ku një automjet u përplas me një bordurë betoni.
Në aksident humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni dhe 26-vjeçarja Sara Brugentelli, ndërsa dy të rinj të tjerë, Rejsi Vrioni, 26 vjeç, dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor.
Sot në orën 18:00 do t’i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri.
“KORÇA BOOM”
















