top of page

SKËNDERBEU/ 5 javët e para bardhekuqtë i luajnë 3 herë të premte. Ja datat zyrtare kur zbresin në fushë juglindorët!

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Pak ditë më parë u zyrtarizua shorti i 5-së javëve të para të superligës shqiptare, ndërkohë që Skënderbeu starton i pari superligën, pasi këtë të premte luan ndeshjen e parë në Shkodër.


Në 5-së javët e para Skënderbeu 3 ndeshje i luan të premte, një të shtunën dhe vetëm një të hënën. 21 gusht-19 shtator, pra në më pak se një muaj bardhekutë luajnë 5 ndeshje, ndërkohë që e para starton më 21 gusht në Shkodër ndaj Vllaznisë. E veçanta është se ndeshja e parë Vllaznia-Skënderbeu starton në orën 21:00 të mbrëmjes.


Në javën e dytë Skënderbeu pret në shtëpi Dinamon, takim që do ta luajë më 31 gusht, pra ditën e hënë. Më pas java e tretë është të premten e 4 shtator, ku Skënderbeu udhëton për të luajtur në Rrogozhinë ndaj Egnatias.


Javën e 4-t bardhekuqtë e luajnë po të premte, më 11 shtator dhe presin Tiranën në stadiumin “Skënderbeu”. Dhe, java e 5-të e zyrtarizuar luhet më 19 shtator, pra të shtunën dhe Skënderbeu udhëton për tu përballur me Vorën.


Më poshtë sjellim 5-së javët e para zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret përkatëse:

Java 1

Vllaznia – Skënderbeu

E PREMTE 21 GUSHT 2026

ORA 21:00


Java 2

Skënderbeu – Dinamo City

E HËNË 31 GUSHT 2026

ORA 18:30


Java 3

Egnatia – Skënderbeu

E PREMTE 04 SHTATOR 2026

ORA 18:30


Java 4

Skënderbeu – Tirana

E PREMTE 11 SHTATOR 2026

ORA 18:30


Java 5

FK Vora – Skënderbeu

E SHTUNË 19 SHTATOR 2026

ORA 16:00

“KORÇA BOOM”


bottom of page