top of page

Premtimi dhe urimi i kandidatit Klajdi Pllaha: Pas kësaj fushate do të vazhdoj...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 17
  • 2 min read

Po flas gjatë, se nuk kam kohë të flas shkurt Po prisja mbylljen e gjithë numërimit para se të shkruaja këto rreshta, duke dashur të respektoj votëbesimin e gjithë Shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Rreth vota zemra, 6000 banorë të qarku Korçë që shpresuan e besuan se politika duhet të jetë ndryshe, që kemi nevojë për ndryshim real.


Dhe 6000 nuk janë pak! Një falenderim nga zemra për secilin prej jush! Një falenderim i veçantë edhe për gjithë ata miq e shokë që vullnetarisht ndihmuan në këtë fushatë për të përhapur fjalën. E di që e keni bërë me zemër. Sigurisht, pritshmëritë ishin për të fituar një mandat, e shpresoj që kjo mos i demotivojë gjithë ata që na votuan.


Por duke ndarë këto ide me një mik me të cilin flas rrallë për politikë më tha: “Unë nuk të votova që të bëhesh ti deputet, votova sepse si besimtar nuk mund të rreshtohem krah të keqes. Dhe do vazhdoj ta bëj për sa kohë mendoj se përfaqsuesi im duhet të jetë një njeri me integritet” Kot ta fsheh, këto fjalë, dhe shumë miq e dashamirës të tjerë që më shkruajnë këto ditë, më dhanë forcë që ta shoh këtë rezultat si fitore, jo humbje.


Unë u mundova të bëja një fushatë të thjeshtë, duke shpërndarë shpresë dhe pozitivitet, pa dalë të kërkoja votën si një nder për vete, por duke dashur të fitoja besimin e votuesve të qarkut Korçë. E megjithatë, ky rezultat më motivon, që për të njëjtën arsye që u futa në politikë, për po atë arsye të vazhdoj këtë rrugëtim, për të përfaqsuar qytetarët, jo kryetarët. Për ta parë politikën me idealizëm jo si interes personal, si mënyrë për të kontribuar në komunitet, për të trasmetuar vlera jo antivlera.


Pas kësaj fushate do të vazhdoj përkushtimin tim maksimal në Këshillin Bashkiak Korçë, duke qënë zëri juaj aty. Le të vazhdojmë të qëndrojmë sëbashku, të ndajmë problematikat e komunitetit në Bashkinë Korçë, e të mundohemi të japim zgjidhje për to.


Sepse do vijë një ditë kur qytetarët do votojnë të lirë, pa presionin e drejtuesve politikë të institucioneve, pa frikën se patronazhisti i lagjes do i kontrollojë votën. Do vijë dita kur të votohet për individin, jo për partinë si zakon. Kur të votohet për përfaqsim, jo për qokë.


Dhe kur dita të vijë, ne do jemi aty, me energji, me ide dhe vizion. Të organizuar për të sjellë ndryshimin real. Por mos harroni, ndryshimi fillon nga vetja, vrisni frikën e përqafoni të ardhmen!


“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page