top of page

Presidenti i FSHF-së Armand Duka uron Skënderbeun: Kualifikim i merituar

  • Oct 2, 2025
  • 1 min read

Ka qene presidenti i FSHF-së Armand Duka që ka uruar Skënderbeun U-19 për kualifikimin historik që arriti dje, duke kaluar tashmë në turin e dytë në Europë.


Vetë Duka ka shkruar këto rreshta për djemtë e Skënderbeut:


Urime ekipit të Skënderbeu U-19 për kalimin e merituar në raundin e dytë të UEFA Youth League. Dy fitoret e bukura dhe me goleada ndaj bashkëmoshatarëve të Inter D’Escaldes treguan forcën dhe talentin tuaj.


Ju pret një sfidë e vështirë kundër Aston Villa-s, por jemi me ju dhe do ju mbështesim gjithmonë.


Suksese!

“KORÇA BOOM”


bottom of page