Presidenti, kryeministri dhe deputetët dalin në pension me miliona – Ja çfarë thotë eksperti i pensioneve
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha ka bërë disa përllogaritje lidhur me pensionet që mund të përfitojnë zyrtarët e lartë në vend.
Sipas tij, një deputet që ka mbajtur mandatin për vetëm dy vite përfiton një pension prej 610 mijë lekësh në muaj. Presidenti i Republikës përfiton rreth 3.5 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërsa Kryeministri, nëse do të dilte në pension sot, do të përfitonte rreth 4 milionë lekë të vjetra në muaj.
Eksperti thekson se rritja e pagës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e pensionit suplementar, pasi ky llogaritet në bazë të pagave të viteve të fundit.
"Duhet të theksohet rëndësia e rritjes së pagës, kjo pasi çon menjëherë në rritjen e pensionit suplementar. Pensioni llogaritet me pagën e viteve të fundit. Një deputet, për vetëm dy vjet që ka ushtruar detyrën, përfiton 610 mijë lekë në muaj, pavarësisht punës që ka bërë më parë.
Llogaris që Presidenti merr një pension 3.5 milionë, ndërsa Kryeministri 4 milionë lekë, nëse do të dilnin në pension tani", deklaroi Kujtim Hoxha.
“KORÇA BOOM”
