Pretendohet se abuzoi me një 27-vjeçare, shpallet në kërkim 42-vjeçari! Arrestohet edhe vëllai i saj
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Lushnjë, ku një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Sipas njoftimit zyrtar, 27-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lushnjë së bashku me dy familjarë të saj. Në prani të një psikologu, ajo ka kallëzuar se më 22 korrik 2026, një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet hetimore dhe procedurale, duke identifikuar si të dyshuar shtetasin Saimir Meçani, 42 vjeç, banues në Lushnjë. Ai është shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Ndërkohë, hetimet zbuluan edhe një tjetër ngjarje të lidhur me këtë rast. Policia arrestoi në flagrancë vëllain e 27-vjeçares, Demir Ymeri, 32 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse automjetit të nënës së 42-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, djegia e automjetit ka ndodhur në kohën kur 27-vjeçarja po jepte kallëzimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 42-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.
“KORÇA BOOM”
















