top of page

Prishet dasma, grushta e shkelma nga të ftuarit e dhëndrit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një dasmë në Indi u shndërrua në një arenë të vërtetë mundjeje pasi të ftuarit e dhëndrit nisën një përleshje të dhunshme për mungesën e rasgullës, ëmbëlsirës së famshme indiane. Goditje me shqelma, grushte, pjata dhe karrige që fluturonin: një trazirë e vërtetë që përfundoi me anulimin e dasmës.


Incidenti ndodhi në Bodh Gaya, në shtetin e Biharit, më 29 nëntor, me pamjet që u bënë virale vetëm në ditët e fundit.


Videoja, e kapur nga kamerat e mbikëqyrjes në hotelin ku po zhvillohej festa, tregon të ftuarit e çiftit të sapomartuar duke shkëmbyer grushte në çdo cep të dhomës, mes karrigeve dhe pjatave që fluturonin, pavarësisht pranisë së shumë fëmijëve.


Momenti i tensionuar përfundoi vetëm pas disa minutash, ashtu si edhe festimet: eventi u anulua, dhe kështu ndodhi edhe me dasmën.


Siç raportohet nga gazetat lokale, grindja e dhunshme u nxit nga mungesa e rasgullës, një ëmbëlsirë tradicionale e Indisë Lindore që shpesh shërbehet në bankete dhe festime dasmash. Në ditët në vijim, familja e nuses ngriti një padi për prikën kundër familjes së dhëndrit, ndërsa kjo e fundit i mohoi me vendosmëri akuzat, duke i quajtur ato të pabaza.


Policia lokale ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page