top of page

Protesta e opozitës, gaz lotsjellës edhe ndaj mediave, fotoreporteri dëshmon nga ambulanca

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Gjatë protestës së djeshme të opozitës, efektivë të Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt protestuesve. Nga kjo situatë nuk kanë mbetur të paprekur as gazetarët dhe stafi i mediave që po raportonin nga vendngjarja.


Në lidhje me këtë rast ka dëshmuar edhe fotoreporteri Felix Bilani, i cili si pasojë e ekspozimit ndaj gazit lotsjellës ka përfunduar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.


Në një video të publikuar, Bilani shihet duke qëndruar në ambulancë, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai shprehet se një nga oficerët e Policisë, nga mjeti i pajisur me top uji, ka lëshuar spraj kundrejt tij, duke theksuar se e gjithë ngjarja është e filmuar.

Ngjarja ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë e gazetarëve gjatë protestave, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përkatëse mbi pretendimet e ngritura.

"KORCA BOOM"


bottom of page