top of page

Protesta ndalet, Kapshtica rifillon punën dhe qarkullimi normalizohet

  • 1 day ago
  • 1 min read

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka rifilluar normalisht punën në orën 09:00 të kësaj të hëne, pas rreth katër orësh bllokim të shkaktuar nga protesta e doganierëve grekë.


Me rihapjen e pikës kufitare ka nisur menjëherë qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në të dyja drejtimet, ndërsa udhëtarët po kryejnë procedurat e kalimit drejt Greqisë dhe anasjelltas.


Bllokimi i përkohshëm u shkaktua pasi punonjësit e doganës greke ndërprenë punën në kuadër të një proteste, duke mos lejuar kalimin e mjeteve dhe qytetarëve për disa orë.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar se protesta të ngjashme mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, çka mund të sjellë sërish vonesa dhe vështirësi në qarkullimin në këtë pikë kufitare.


Udhëtarëve që planifikojnë të kalojnë nëpër Kapshticë u rekomandohet të ndjekin njoftimet e autoriteteve për çdo ndryshim të mundshëm në funksionimin e pikës kufitare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page