Protesta për Zvërnecin del jashtë kufijve, mobilizohen shqiptarët në Europë dhe SHBA
- Jun 3
- 2 min read
Protestat kundër projektit të investimeve në Zvërnec pritet të dalin përtej kufijve të Shqipërisë, pasi organizatorët kanë publikuar një kalendar të zgjeruar tubimesh që do të zhvillohen në disa qytete europiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas tubimeve të mbajtura në Tiranë, grupet qytetare kanë paralajmëruar mobilizim më të madh në ditët në vijim, duke synuar ta ndërkombëtarizojnë reagimin kundër projekteve që prekin Zvërnecin, Rrjollin dhe zona të tjera turistike.
Sipas organizatorëve, protestat do të zhvillohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në qytete të rëndësishme të diasporës shqiptare, përfshirë Berlinin, Mynihun, Londrën, Milanon, Brukselin, New York-un, Toronton dhe Shkupin.
Në diasporë, protesta do të zhvillohen përpara ambasadave dhe konsullatave shqiptare në disa shtete europiane dhe në Amerikën e Veriut. Organizatorët kanë njoftuar se pjesëmarrësit do të kërkojnë pezullimin e projektit dhe rishikimin e procedurave të dhënies së tokave në zonat bregdetare.
Ndërkohë, protestuesit do të mblidhen sot sërish në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, në ditën e katërt të protestës në Tiranë. Paralelisht është njoftuar se grumbullime qytetarësh do të ketë edhe në Vlorë, Korçë dhe në Durrës.
Qytetarët që kanë marrë pjesë në tubimet e deritanishme kanë theksuar se protesta nuk përfaqëson asnjë forcë politike. Në marshimet e organizuara janë dëgjuar slogane kundër të gjithë klasës politike, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se qëllimi i tyre është mbrojtja e territorit dhe kundërshtimi i ndërhyrjeve që, sipas tyre, cenojnë zonat e mbrojtura dhe favorizojnë interesa private.
Aktivistët kanë deklaruar se protesta e radhës e organizuar do të jetë të shtunën në Zvërnec, ndërsa nëse do të ketë apo jo tubimet të enjten dhe të premten në Tiranë, kjo do të vendoset nga qytetarët sipas tyre, në protestën e sotme.
Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
-Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.
-Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.
Protestat e njoftuara:
-Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.
-Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).
-Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schëeitzer-Strasse 62, 81735 München).
-Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).
E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:
-Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.
-Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.
-Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.
-Neë York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in Neë York, 320 E 79th St, Neë York, NY 10075).
-Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.
Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:
-Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.
-Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).
-New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, Neë York, NY 10075)./ Zoom.al
“KORÇA BOOM”
















