Temperatura të larta dhe diell, si pritet të jetë moti për këtë të shtunë
- 2 hours ago
- 1 min read
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira kalimtare në disa zona.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 11 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius në disa zona të vendit.
Në pjesën më të madhe të qyteteve parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat më të larta priten në Berat, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë dhe Tiranë, ku termometri do të shënojë deri në 31 gradë Celsius.
Në zonat veriore dhe verilindore, si Kukësi, Peshkopia dhe Burreli, temperaturat minimale do të zbresin në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të variojnë nga 29 deri në 30 gradë.
Ndërkohë, qytetet bregdetare do të kenë kushte të favorshme atmosferike. Në Durrës dhe Vlorë parashikohen kthjellime me temperatura maksimale deri në 30 gradë Celsius, ndërsa në Sarandë temperaturat do të arrijnë në 29 gradë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 12 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim.
“KORÇA BOOM”
















