top of page

Protesta përhapet në Rrugën e Kombit, nxënësit bllokojnë qarkullimin dhe djegin goma

13 hours ago
1 min read

Protestat janë shtrirë edhe në Rubik të Mirditës, ku një grup të rinjsh ka bllokuar Rrugën e Kombit. Nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


Protesta e nxënësve është përhapur edhe në Rrugën e Kombit, ku të rinjtë në Rubik kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe kanë djegur goma në rrugë.


Një pjesë e nxënësve në Mirditë kanë bojkotuar procesin mësimor këtë të hënë, duke iu bashkuar protestave.


Në Rubik, protestuesit kanë dalë në Rrugën e Kombit, ku kanë ndërprerë lëvizjen e automjeteve dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.


Gjatë tubimit, të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa djegia e gomave ka shoqëruar bllokimin e aksit rrugor./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page