top of page

Pse po konsiderohet “e pamëshirshme” rimarrja e patentës?

  • 1 day ago
  • 1 min read

Procesi për rimarrjen e lejes së drejtimit pas humbjes së pikëve paraqitet më i rreptë krahasuar me pajisjen për herë të parë me patentë, duke sjellë edhe pakënaqësi te disa drejtues mjetesh.


Ndërsa kandidatët që aplikojnë për herë të parë për leje drejtimi kanë mundësi të shumta për të kaluar testin teorik brenda një periudhe gjashtëmujore, si dhe tolerancë për një numër të caktuar gabimesh në test, rregullat për ata që kërkojnë ta rimarrin patentën janë më kufizuese.


Në rastin e rimarrjes së lejes së drejtimit pas humbjes së pikëve, kandidatët duhet të regjistrohen sërish në autoshkollë, të ndjekin kursin teorik dhe të paraqiten në provim, ku zakonisht kanë vetëm një mundësi për ta kaluar.


Testimi zhvillohet periodikisht, zakonisht një herë në muaj, dhe monitorohet me kamera për të garantuar standarde dhe transparencë gjatë procesit.


Nëse kandidati nuk e kalon provimin në këtë rast, procesi duhet të nisë sërish nga fillimi, përfshirë regjistrimin dhe kostot përkatëse në autoshkollë.


Sipas këtij sistemi, qëllimi është rritja e përgjegjshmërisë në qarkullimin rrugor dhe garantimi që drejtuesit që kanë humbur lejen e drejtimit të rifuten në qarkullim vetëm pas përgatitjes së plotë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page