top of page

Publikohet fotoja e personit që qëlloi 39-vjeçarin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar që plagosi 39-vjeçarin turk mbrëmjen e së hënës në një lokal në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur një konflikt të mëparshëm, por 39-vjeçari turk Halil Uçar nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit apo për motivet e mundshme të konfliktit.


Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas ngjarjes, 39-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas grupit hetimor, autori dhe i plagosuri kanë qenë në të njëjtin lokal, por në kate të ndryshme. Autori, ende i paidentifikuar me emër, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në katin e dytë ku ndodhej Uçar dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e plagosur me një plumb në shpatull.


Pas ngjarjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, policia ka arritur të sigurojë disa foto nga kamerat e sigurisë dhe po punon për krijimin e identikitit të plotë të autorit me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

"KORCA BOOM"


bottom of page