Punonjësit e Spitalit të Korçës ende pa pagën e dhjetorit; Ministria hesht
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret në Spitalin Rajonal të Korçës nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor. Prej më shumë se një muaji vonesë dhe pa asnjë sqarim zyrtar, mbi 800 punonjës të këtij institucioni shëndetësor vijojnë të jenë të papaguar.
Situata ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi mes stafit, i cili prej muajsh kryen detyrën në kushte të vështira, duke garantuar shërbimin shëndetësor për qytetarët.
Punonjësit theksojnë se vonesa e pagave po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre ekonomike dhe familjare.
Bëhet me dije se pagat e këtyre punonjësve mbulohen nga një fond i sigurimeve shoqërore që mblidhet çdo fund viti. Megjithatë, ende nuk dihet se për çfarë arsye është shkaktuar kjo vonesë apo ku ndodhet ngërçi që ka sjellë moskryerjen e pagesave.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse, ndërsa stafi kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe respektim të të drejtës për pagesën e punës së kryer./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















