top of page

Pëllumb Pelinci zbulon planin për eleminimin e tij: Rusia po ngre dronë kundër meje. Më mbron flota e 6 amerikane në Mesdhe!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23
  • 1 min read

Pëllumb Pelinci thotë se ka një plan për eleminimin fizik të tij.


Sipas Pelincit, është një ngritur një celulë ukrainase-ruse, e financuar nga Sorosi, për ta eleminuar. Madje, ai thotë se Rusia po ngre dronë kundër tij.


“Të nderuar bashkëkombas!


Ju shpjegoj skemën e fundit të sofistikuar për eliminimin e personit tim!


Në kuadër të vizitës së Putinit në Hungari me justifikimin e mundshëm e absurd të kalimit të tij nëpërmjet Shqipërisë, vihet re në mënyrë konstante nje skuadrilje dronësh prodhim Sokol Altius, STC Orlan-10 dhe Kronshtadt Orion të cilët patrullojnë mbi Shqipëri!


Burime të inteligjencës ushtarake amerikane INSCOM, me sinjalizuan se qëllimi i vërtetë i ngritjes së këtyre dronëve është eliminimi im!


Ashpërsimi i tonit të Presidentit Trump kundrejt të paskrupulltit Soros ka vënë në lëvizje falanga të rrezikshme që s’njohin Atdhe!


Një celulë ukraino-ruse e financuar nga Sorros me ndihmën e qeverisë shqiptare po merret egzaktësisht me planin e asgjësimit tim!


I mbrojtur nga flota e gjashtë amerikane e dislokuar ne Mesdhé e në veçanti nga destrojeri USS CARNEY, nuk trëmbem e do vazhdoj misionin tim për hedhjen e qeverisë Rama!


Unë jam këtu! Me Ju e për Ju!


Juaji Pelinci”, shkruan ai./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page