Për te gjithë kolonjarët, ja kur luan Gramozi kundër Përmetit
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Gramozi përballet me Përmetin në javën e dytë, ku kërkohet fitorja e parë e sezonit
Të dielën, në orën 13:00, në stadiumin “Gramozit” do të zhvillohet takimi i javës së dytë midis skuadrave Gramozi dhe Përmeti.
Pas përfundimit të fazës përgatitore, stafi teknik i Gramozit kërkon karikim maksimal nga lojtarët për të siguruar pikët e plota në këtë përballje.
Pritet një ndeshje e fortë dhe e luftuar deri në fund, pasi të dyja skuadrat nuk kanë zhvilluar ndeshjet e para të kampionatit, të cilat janë shtyrë dhe do të konfirmohen në një datë tjetër nga FSHF-ja.
Te Gramozi janë bërë disa ndryshime të rëndësishme gjatë merkatos, me afrimin e disa lojtarëve cilësorë për të përforcuar repartet ku ekipi kishte më shumë nevojë.
Ndërkohë, sot është zhvilluar edhe një takim tjetër i javës së dytë, ku Albpetroli ka mposhtur Osumin me rezultatin 1-0. Me këtë fitore, skuadra nga Patosi ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe mban vendin e parë në Grupin B.
"KORÇA BOOM"



















