top of page

Përfshihet nga flakët furgoni/ Ja detajet...

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët pranë rrugës që të çon drejt Këmishtajt, në Lushnjë.


Në momentin e ngjarjes, automjeti po transportonte një ngarkesë me zogj të vegjël të fushës, të importuar nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesi ka konstatuar zjarrin pasi kishte dalë nga autostrada dhe kishte marrë kthesën në drejtim të Këmishtajt.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët që kishin përfshirë automjetin.


Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ngarkesë. Më shumë se gjysma e zogjve që ndodheshin në furgon kanë ngordhur, ndërsa pjesa tjetër e ngarkesës është dëmtuar.


Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në sistemin e kondicionimit, në pjesën e pasme të automjetit ku mbahej ngarkesa.


Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ BoldNews

“KORÇA BOOM”


bottom of page