top of page

Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një zjarr ka rënë në një banesë të pabanuar në fshatin Veliternë, në bashkinë e Maliqit.


Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur t’i vënë nën kontroll në kohë, duke parandaluar përhapjen në objekte të tjera pranë.


Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page