top of page

Përplasen betoniere dhe automjet transporti, një person përfundon në spital

7 hours ago
1 min read

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk në Fier.


Në aksident janë përfshirë një betoniere dhe një automjet transporti, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka bërë që betonierja të dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i dëmtuar, duke pësuar frakturë në krah. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.


Sipas informacionit paraprak, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page