Përplasja e mesnatës në Korçë-Maliq, me 1 viktimë dhe 2 të plag*osur, policia jep informacionin e parë zyrtar
- 4 days ago
- 1 min read
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti tip "Benz", i drejtuar nga shtetasi O. P., 26 vjeç, është përplasur me një automjet tip "Audi", me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit "Benz", O. P., ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit "Audi", K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë mjet. Të dy janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.
“KORÇA BOOM”
















