Përplasje mes dy makinash, efektivi i policisë nxjerr a*mën gjatë sherrit
- 5 minutes ago
- 1 min read
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Ibë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej mjeteve drejtohej nga një punonjës i Policia e Shtetit. Pas përplasjes, situata është tensionuar dhe ka degraduar në një konflikt fizik mes personave të përfshirë në ngjarje.
Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë përleshjes dyshohet se efektivi i policisë ka nxjerrë armën e shërbimit, por pa e përdorur atë.
Për shkak të përfshirjes së një punonjësi policie në incident, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave i kanë kaluar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pritet të verifikojë veprimet e efektivit.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë si shkaqet e aksidentit, ashtu edhe dinamikën e konfliktit që pasoi përplasjen mes dy automjeteve.
“KORÇA BOOM”
















