Përplasje në rrugë, fëmijët dhe nëna dërgohen me urgjencë në spital
- 6 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin T. M., janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat i kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
“KORÇA BOOM”













