Qendra Multifunksionale Devoll pati kënaqësinë të mirëpresë përfaqësues nga Qendra Komunitare Maliq!
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Qendra Multifunksionale Devoll pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpresë përfaqësues nga Qendra Komunitare Maliq, në një takim që i tejkalon kufijtë e një bashkëpunimi institucional, një takim i mbushur me frymë solidariteti, përkushtimi dhe vullnet të përbashkët për të mirën e komuniteteve tona.
Qendrat multifunksionale luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e grupeve në nevojë, fuqizimin e të rinjve, ofrimin e shërbimeve sociale dhe promovimin e përfshirjes sociale.
Ky bashkëpunim është një hap domethënës drejt forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe ndajmë bindjen se përmes bashkëpunimit mund të sjellim ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve tanë.
Faleminderit për vizitën dhe për angazhimin e përbashkët në shërbim të komunitetit!
“KORÇA BOOM”
